Kukësi “nxeh” motorët më pak se një muaj nga starti i sezonit.
Ekipi verilindor është nisur mëngjesin e kësaj të hëne drejt të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim.
Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e qytetit Bolu, ku falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.
Në tokën turke, skuadra verilindore do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore dhe pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës, që do të luhet në “Kukës Arena”.