kukesi mendon per ndeshjen e radhes 627bc77d714f7

Kukësi mendon për ndeshjen e radhës

May 11, 2022
1 minut lexim

Llogaritë e Kukësit për Evropën u ndërlikuan shumë pas humbjes me Vllazninë, teksa tani verilindorët e shohin veten në vendin e pestë të renditjes, kur kanë mbetur dhe tre javë nga fundi.

Skuadra e Diego Longos ka mundur vetëm Dinamon në 13 ndeshjet e fundit në kampionat dhe do i duhet një mrekulli për të arritur zonën evropiane, aq më tepër që tani jo gjithçka është në dorën e tyre.

Ekipi kuksian i gëzohet kalendarit, që në në javët e fundit do të takohet me Skënderbeun, Dinamon dhe Tiranën. Dy prej këtyre takimeve, ekipi verilindor do i luajë në Kukës Arena. Në javën e 34-të vizitor në Kukës do të jetë Skënderbeu, që matematikisht ra nga kategoria në përballjen e fundit, ndaj një kundërshtari që nuk ka objektiva, skuadra e Longos ka dhe motivin për të marrë fitoren e parë në shtëpi.

Ndeshja e radhës do të jetë me Dinamon që vetëm matematika e mban ende në lojë për të qëndruar në Superiore, e në Kukës mbetet për t’u parë nëse do të udhëtojë ende me objektivin mbijetesë.

Në fund do të jetë takimi me Tiranën, që tani e ka siguruar titullun kampion dhe nuk ka më llogari në kampionat. Sigurisht nuk do të jetë një ndeshje për t’u anashkaluar sepse bardheblutë do të kërkojnë ta festojnë titulli siç duhet, por në anën tjetër nuk e kanë presionin që mund të ketë Kukësi.

Verilindorët duhet që së paku të marrin maksiumin në tre ndeshjet që kanë mbetur e më pas të kryqëzojnë gishtat se Vllaznia dhe Partizani do të hasin probleme në rrugët e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

doda kerkon mbajtjen e nje seance perkujtimore per viktimat e gjenocidit te shqiptareve te camerise 627bc5e354df0
Story i mëparshëm

Doda kërkon mbajtjen e një seance përkujtimore për viktimat e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë

kush eshte vladimir solovyov fytyrat e propagandes se kremlinit 627bc7b1b4ce6
Story i radhës

Kush është Vladimir Solovyov, fytyrat e propagandës së Kremlinit?

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 21 Maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është një person qe po e late pas dore mund t’iu ike përgjithmonë.
ShkoLartë