Kuka vlerëson vizionin e Abazoviqit për projektet e përbashkëta që Mali i Zi pritet t’i bëjë Kosovës

May 11, 2022
1 minut lexim

Trajneri i xhudos Driton Kuka është takuar me kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi Dritan Abazoviqi ku bideduan për shumë çështje.

Kuka e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku edhe e ka lavdëruar intervistën e Abazoviqit që e dha ekskluzivisht në media të Kosovës ku foli për investimet dhe projektet e përbashkëta që Mali i Zi pritet t’i bëjë me Kosovën.

“Rastësisht u takuam si laureatë të Titullit Dr Honoris Causa nga Universiteti Luarasi në Tiranë!

Kishim edhe drekë të përbashkët ku biseduam miqësisht për shumë çështje!

Intervista e tij për investime drejt Kosovës do duhej të përqafohej fuqishëm në Kosovë!

Rruga Pejë – Rozhaj gjegjësisht tuneli do i jepte drejtim Kosovës drejt Evropës kah Mali i Zi e poashtu rruga Deçan – Plavë do i jepte jetë Rrafshit të Dukagjinit e mbarë Kosovës!

Po pres me padurim që fjalët e Dritanit të jenë nismë e dy Qeverive për investime urgjente drejt realizimit të tyre“, ka shkruar Kuka.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

Story i radhës

Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë