Një lajm i mirë për xhudon e Kosovës, sportin kombëtar që i ka sjellur Kosovës tri medalje të arta olimpike dhe të gjitha medaljet dhe trofetë tjerë nga garat e nivelit më të lartë evropian e botëror.
Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, tha se Kosova është shtet i xhudos.
“Projekti për avancimin e sportit të xhudos prej sot nis së implemtuari!
Ministri Çeku dhe Kryetari Agron Kuka sot nënshkruan memorandumin e parë në kuadër të projektit.
Kosova – shtet i xhudos
Qoftë nismë e mbarë, neve na mbetet të punojmë në masovizimin e sportit, rritjen dhe licencimin e trenerëve që të punohet si duhet me grupmosha të reja, masovitet dhe futjen e xhudos në sistem edukativ”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.