Kujtohen të rënët në Istog, Pejë dhe Deçan

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve në Pejë, Istog e Deçan.

Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në komunën e Deçanit, kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë kjo komunë dha njerëz të devotshëm për lirinë e Kosovës, prandaj sipas tij, është obligim qytetar për një zhvillim ekonomik të Deçanit dhe Kosovës.

Në seancën solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë, kryetari Ramosaj, është shprehur se pa sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do ta kishte lirinë dhe nuk do të ishte shtet.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e vetmja mënyrë që të garantojmë ekzistencën tonë të paprekshme është që Kosova të hyjë në NATO. Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, drejtues të komunës kanë bërë homazhe tek shtatoret e dëshmorëve, Luan Haradinaj, Mentor Tolaj, Sali Çekaj e Beg Rizaj.

Në ditën e dëshmorëve të kombit dhe në 25-vjetorin e rënies së Muharrem Vuthajt në Vrellë të Istogut janë përkujtuar dëshmorët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

Story i radhës

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin “Chief of Station”

Të fundit nga