kujt tjeter duhej ti drejtohej arlinda per ndihme deliu kerkon llogari nga kpk ja 6ae1e5e1106af

“Kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për ndihmë?”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

October 28, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kërkuar sqarime për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Në një postim në Facebook, Deliu ka ngritur pikëpyetje se kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për të kërkuar ndihmë, duke kritikuar arsyetimet lidhur me institucionet ku ajo kishte kërkuar mbrojtje.

Sipas deputetes së PDK-së, kërkesat e Arlindës i ishin drejtuar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Deliu ka bërë të ditur se që të hënën ishte arritur dakordim që KPK-ja të ftohej të martën në Komisionin për Legjislacion, por, sipas saj, as ftesa dhe as mbledhja nuk janë realizuar.

“Pse po vonohet llogaridhënia?”, ka pyetur ajo, duke kërkuar që Këshilli Prokurorial të raportojë sa më shpejt dhe të ofrojë dokumente e përgjigje për çdo veprim dhe mosveprim në këtë rast.

Deputetja ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, ndërsa ka kërkuar që familja e saj të informohet se çfarë kishin bërë institucionet për ta mbrojtur.

“Këshilli Prokurorial duhet të raportojë urgjentisht, me dokumente dhe përgjigje për çdo veprim e mosveprim. Arlinda kërkoi mbrojtje nga shteti. Familja e saj meriton ta dijë çfarë bëri shteti për të”, ka deklaruar Deliu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dalloni lajmet e rreme luani dhe mesoni europe house i fton te rinjte ta provojne escape fake 6ae1e5755fbc2
Lajmi i mëparshëm

Dalloni lajmet e rreme, luani dhe mësoni: Europe House i fton të rinjtë ta provojnë “Escape Fake”

drejtoria e burgjeve transferon veliajn nga durresi ne fier avokati ndreca ende nuk me jane bere me dije arsyet 6ae1e66680f0f
Lajmi i radhës

Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn nga Durrësi në Fier, avokati Ndreca: Ende nuk më janë bërë me dije arsyet

Të fundit nga

ShkoLartë