Reperi Mozzik i ka konfuzuar të gjithë ndjekësit e tij me dy postimet e fundit. Çfarë po përpiqet të bëjë ai?
Së fundmi në InstaStory, Mozzik ka postuar dy deklarata të papritura të cilat kanë konfuzuar fansat e tij.
“Mirëmbrëma yje, kujt do t’i thoni sonte ‘Të dua’?”– pyeti artisti ndjekësit e tij, mirëpo nuk e la me kaq. Reperi postoi sërish në InstaStory dhe shkroi: “Mirëdita yje, ditë me shi kujt po i shkruani “Të dua’”.
Nuk dihet ende arsyeja e këtyre postimeve nga ana e Mozzik por thuhet se ai po përpiqet të tregojë se kënga e tij e rradhës mund të jetë një këngë dashurie, pasi vetë artisti u shpreh gjatë një interviste se projekti i tij i ardhshëm do të jetë diçka e parealizuar nga ai më parë.
Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun. Ata ndajnë dhe një vajzë së bashku, Hanën.
Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.
Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.