Shumë të rinj largohen nga vendi ose shkojnë nga një qytet në tjetrin për një jetë më të mirë, por pasojat e kësaj i ndjejnë edhe të moshuarit që mbeten vetëm në shtëpi dhe pa kujdes.
“Kujdesi në shtëpi për të moshuarit” quhet programi i Bankës Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ku përmes Kryqit të Kuq dërgojnë kujdestarë të trajnuar dhe të certifikuar për t’u kujdesur për të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë pa kujdes.
Në Kërçovë janë rreth 56 të moshuar të cilët e shfrytëzojnë këtë shërbim përkujdesjeje, e njëra prej tyre është Danica Atanasovska, e cila është shumë e kënaqur me këtë program dhe kënaqet me një person që kujdeset për të dhe kalon disa orë në javë me të.
Në Kërçovë janë 20 kujdestarë që kujdesen për të moshuarit.
Ana Bozhinovska, koordinatore e projektit, thotë se përdoruesit janë të kënaqur dhe se besojnë se ky program do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Lista e pritjes për kujdesin e të moshuarve është e gjatë, thotë Ivana Lazeska nga Kryqi i Kuq.
Në Kërçovë nuk ka shtëpi të të moshuarve ku të njëjtët mund të qëndrojnë dhe të kenë kujdesin e duhur, kështu që ky program që funksionon prej 2 vitesh në Kërçovë i gëzon të moshuarit.