Shkup, 7 Dhjetor – Një stuhi e vërtetë e borës vjen gjatë fundjavës si dhe në fillim të javës së ardhshme në rajon.
Reshje intensive fillimisht të shiut dhe të mundshme përmbytje lokale e më pas me depërtimin e ajrit shumë më të ftohtë nga veriu do të ketë borë në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik.
Në disa vende, sidomos në zonat malore, pritet të bie mbi 20-30 cm borë e re.
Edhe më shumë se 100 cm borë e re pritet në rajonin malor.
Është sistem cikloni i fuqishëm dhe do të prekë Maqedoninë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme.
Përmbytjet lokale janë të mundshme edhe në Maqedoni, ndërsa erë e fortë pritet në të gjithë rajonin si dhe në Maqedoni.
Është pikërisht për shkak të kësaj situate që rekomandohet kujdes ekstrem.
Burimi: zhurnal.mk