Shkup, 12 Nëntor – Nga data 15 nëntor fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, fuoristradave dhe kamionëve të lehtë është i domosdoshëm posedimi i gomave të dimrit dhe i zinxhirëve, ndërsa shoferët e autobusëve dhe të kamionëve transportues edhe lopata nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.
Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, sipas paralajmërimeve janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për posedim të pajisjes dimërore.
Neni 404 i Ligjit për siguri në qarkullimin në rrugë parashikon se automjetet motorike dhe makineritë e punës kur marrin pjesë në trafik në rrugë jashtë vendbanimit, në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 mars detyrimisht duhet të posedojnë pajisje të caktuar dimërore.
Gjatë kontrolleve policia do të verifikojë nëse automjeti posedon pajisje dimërore, respektivisht nëse të çarat e gomave janë me thellësi më së paku prej 4 milimetrave. Rregullorja cakton se për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar e cila nuk kapërcen 3.500 kilogram si pajisje dimërore konsiderohen pueumatikët dimërore të të gjitha rrotave, me thellësi minimale të disenjeve të shtresave që shkel në madhësi dhe gjerësi të disenjeve me minimum prej 4 milimetrave nëse automjeti në pajisje ka zinxhir për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose pajisje tjetër ndihmëse përkatëse.
Autobusët dhe automjetet e tjera transpotuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë gom dimri dhe mjet dore – lopatë. Goma dimri janë ato të cilat në njërën anë të tyre kanë shenjën: „МЅ“, „М+Ѕ“, „М&Ѕ“ dhe shenjën e kristalit të dëborës. Rregullorja cakton se në qarkullimin rrugor të automjeteve nuk vendosen goma me thumba. Detyrimi për pajisjen e domosdoshme dimërore zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
Burimi: zhurnal.mk