Kujdes! Nesër do të ketë minim në autostradën Kërçovë-Ohër

January 23, 2022
1 minut lexim

Në autostradën Kërçovë-Ohër nesër do të bëhet minim në periudhën nga ora 15:00 deri në ora 16:30, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Minimi vjen për shkak të punimeve në rrugë, ndërkaq nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve të NP Rrugët e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në aksin rrugor A2 Sveti Nikollë-Milladinovski në 10km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni është rikahëzuar vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metrave. Në vendin e ngjarjes është vendosur sinjalizim përkatës rrugor. Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandojmë vozitje të kujdesshme.

Aksi rrugor Ohër-Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë, është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve, nga 15.11.2021 deri më 01.04.2021. Nga ana e Ohrit, komunikacioni do të zhvillohet deri tek vendi Koritë.

Nga 15.11.2021 filloi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2021.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania optimiste për negociatat/ Ministrja për Europen Luhrman: Të mbajmë premtimin për Tiranën e Shkupin

Story i radhës

SHBA-ja ndalon një anije nga Irani që transportonte materiale për eksplozivë

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë