Kujdes nëse keni plane për piknik, pasdite priten reshje afatshkurtra të shiut në Maqedoninë e Veriut

Sot pritet mot pjesërisht i vranët por relativisht i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu, përcjell TV21. Pasdite në disa pjesë lokale do të ketë shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Në orët e pasdites dhe në fund të ditës në pjesë të luginave do të ketë reshje të rrëmbyeshme afatshkurtra dhe shfaqje të shtrëngatave të rralla. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Prezanton Shaip Kamberi, këta janë kandidatët për kryetarë të komunave Bujanoc dhe Preshevë

Story i radhës

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Ferizaj, kishte urdhër arrest ndërkombëtar

Të fundit nga