“Kujdes këto 4 shenja”/ Meri Shehu jep parashikimin e horoskopit për muajin gusht

July 27, 2023
1 minut lexim

Astrologia Meri Shehu tha në një intervistë për “Good morning Albanians” se gushti do të sjellë debate, sherre dhe pasiguri për katër shenja në veçanti.

Sipas saj edhe nëse bëmat kanë qenë të shenjave të tjera të horoskopit, janë virgjëresha, binjakët, shigjetari dhe peshqit që do të tërheqin gjithë negativitetin.

“Do të marrin kritika të mëdha ose do të vihen në qendër të sulmeve. Do të jenë ata që do të tërheqin gjithë negativitetin. Për shembull, bëmat mund t’i ketë bërë një luan, ose një ujor, ose një dem, ose një akrep, por fushën magnetike të kritikave dhe energjisë negative do ta marrin virgjëresha, binjakët, shigjetari dhe peshqit.

Nëse kanë punë me njerëz kritikues, ose kanë vendosur të vënë një rregull në jetën e tyre, ose punojnë për të tjerë, këta duhet të kenë shumë kujdes në marrëdhënie, komunikim, lëvizje dhe gjithë gamën e marrëdhënieve të tyre. Nuk thash që kjo është e prerë me thikë, por në përgjithësi kështu do të ndodhë,” – u shpreh Shehu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 28 korrik

Story i radhës

Ndasitë mes vendeve evropiane për grurin e Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë