Kujdes! Aksident i rëndë në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, rrokulliset vetura /VIDEO

1 minut lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, transmeton TV21.

Një veturë është rrokullisur për 180 shkallë, ndërkaq njëra korsi e bulevardit është bllokuar për qarkullim.

Thuhet se janë katër të lënduar, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

“Në bulevardin “Goce Dellçev”, në udhëkryqin tek rruga “Llazar Liçenoski”, rreth orës 20:55 kemi marrë denoncim se ka ndodhur aksident trafiku mes veturave “Shkofa” dhe “BMW”. Vetura “Shkoda” është rrokullisur dhe ka marrë flakë”, thonë nga MPB-ja.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Gardisti vret veten me armën e shërbimit/ Mjekët: Dëmtime serioze në kokë. Familjarët: Vuante nga depresioni

Story i radhës

Trump lë të kuptohet për bisedat e fshehta me Putinin në intervistën me Bloomberg

Të fundit nga