Tre vite nga debutimi i gjeneratës së parë, Apple ishte gati të prezantonte në evenimentin e datës 7 Shtator pasardhësit e AirPods Pro.
AirPods Pro 2 nuk kanë ndryshime të prekshme në dizajn dhe pjesa më e madhe e tyre është në brendësi.
I vetmi ndryshim nga jashtë janë butonët e rinj të kontrollit me prekje. Përdoruesit mund të kontrollojnë luajtjen e muzikës dhe volumin me gjeste.
Kufjet e reja kanë një çip të ri, H2. Apple thotë se do të ndihmojë AirPods Pro të anulojnë zhurmat e jashtme dy herë më shumë.
Gjithashtu është krijuar një driver i ri i cili përmirëson cilësinë e zërit, audion hapësinore dhe gjurmimin e lëvizjeve të kokës.
Apple thotë se kufjet kanë 6 orë jetëgjatësi baterie duke dëgjuar muzikës dhe 5.5 orë nëse teknologjia e anulimit të zhurmave është aktive. Kujtojmë se gjenerata e parë kishte 4.5 orë jetëgjatësi baterie me ANC e aktivizuar, dhe kemi të bëjmë me një përmirësim me 33 përqind.
Së bashku me kasën, kufjet kanë 30 orë jetëgjatësi baterie. Ato janë në shitje nga data 23 Shtator për 249 dollarë. /PCWorld Albanian