Apple Vision Pro më në fund është në dispozicion në grupin e fundit të rajoneve në të cilat u njoftua prezantimi i saj.
Që nga 12 korriku, Vision Pro është e disponueshme në Evropë, Kanada dhe Australi.
Por, jo e gjithë Evropa mund të pajiset me kufjet e Apple. Vetëm tre vende e kanë këtë të drejtë: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.
Bëhet e ditur se të pesë rajonet do të shesin Vision Pro për një çmim më të lartë se SHBA-ja, shkruajnë mediat e huaja.
Mbretëria e Bashkuar: 4,095 euro
Gjermani: 3,999 euro;
Francë: 3,999 euro;
Kanada: 3,338 euro;
Australi: 3,644 euro.
Këto pesë rajone, tani për tani, janë vendet e fundit ku Apple po sjell kufjet e saj.
Lista e plotë përfshin gjithashtu Kinën, Japoninë, Hong Kongun dhe Singaporin.
Megjithatë, nëse Vision Pro ka sukses dhe Vision Pro 2 hyn në prodhim, më shumë vende do t’i shtohen listës.
Dhe me këtë, një nga kufjet më të mira të prodhuara ndonjëherë janë tashmë të disponueshme ndërkombëtarisht.
Burimi: botasot.info