Kufizim i përkohshëm i qarkullimit në rrugën “Agim Ramadani”

April 17, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e shtuna, 19 prill, deri të hënën, 21 prill, njëra krah i rrugës “Agim Ramadani” – nga rrethi te Komuna deri pas Teatrit Kombëtar – do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.

Orari i punimeve:

Vikendi (e shtunë – e hënë): punime gjatë gjithë ditës.

Ditët e javës (e martë – e premte): punime gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00.

Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative.

Punimet janë planifikuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi në trafik, duke u zhvilluar kryesisht gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Trupat rumune simulojnë “luftën urbane” në Bukuresht për të rritur gatishmërinë ushtarake

Story i radhës

Gjërat që nuk duhet t’i anashkaloni në një marrëdhënie

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë