Sonte ka qenë nata e yllit kosovar Vedat Muriqi në përballjen Mallorca – Athletic Bilbao.
Muriqi ka asistuar dy herë në takimin që Mallorca është duke e fituar me rezultat 3 – 2.
Para pak minutave, Takefusa Kubo shënoi golin e avantazhit, mirëpo mund të thuhet se ia ‘vodhi’ Muriqit.
Kosovari tejkaloi portierin dhe derisa ishte duke dërguar topin në rrjetë, Kubo përfitoi nga rasti.
Rezultati momental është 3 – 2.