Përveç ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Kosova i rikthehet sot përsëri fushës së gjelbër, kësaj radhe në kuadër të grupmoshave U21.
Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvillojë sot ndeshje si mysafire kundër Andorrës, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Evropianit Euro 2023 U21.
“Dardanët” e rinj do të synojnë me çdo kusht fitoren sot në stadiumin “Estadi Nacional”, përballë një kombëtareje që nuk din për fitore në shtatë ndeshjet e zhvilluara.
Momentalisht, Kosova zë vendin e pestë në tabelën e Grupit G, ku ka arkëtuar tetë pikë, një më pak se Shqipëria në vendin e katërt, dhe dy sosh më pak se Sllovenia në vendin e tretë.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara, Kosova ka bilanc më të mirë të rezultateve, ku ka regjistruar një fitore, tre barazime dhe një humbje, kurse Andorra ka humbur të gjitha pesë ndeshjet e saj.
18:00 Andorra U21 – Kosova U21 (Stadiumi Estadi Nacional)