“Ku jeni ju zotërinj ambasadorë?”/ Salianji në pranga, Boçi me tone të ashpra ndaj diplomatëve

min lexim

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj trupës diplomatike të cilët nuk reaguan për dënimin me 1 vit heqje lirie, të Ervin Salianjit.

Sipas Boçit Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore. Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë.

Postimi i plotë i Boçit:

Ku jeni ju zotërinj ambasadorë?

Dosja e Salianjit është nisur me shpejtësi drejt selive të kancelarive dhe mediave perëndimore. Ai është deputeti i vetëm i arrestuar politik në Evropë. Mekanizmi persekuetues i cili e realizoi burgosjen e tij është drejtësia 500 milionëshe e financuar nga ndërkombëtarët që sot heshtin. Hap i duhur ky i realizuar nga Partia Demokratike, por që natyrshëm nxit pyetjen:

Po pse heshtën përfaqësitë diplomatike tek shihnin se si burgosej një deputet i opozitës mu në mes të Evropës për arsyen e thjeshtë se kishte denoncuar me dokumenta, të vërtetën e narkotrafikut të lidhur ngushtësisht më qeverinë?!

Më saktë të lidhur me personin kyç të reformës së famshme të drejtësisë Fatmir Xhafajn, i emëruar në 2018 Ministër i brendshëm, vëllai i të cilit rezultonte i dënuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

Është e habitshme kur mendon se disa syresh, dikur dhe tani interesoheshin e reklamonin gjërat më banale si suksese qeveritare, ndërsa sot për një çështje politike me gati 50 procese gjyqësore, të shtrirë në gjashtë vite, nuk kanë një gjysëm fjale për të thënë, sepse nuk na ditkan gjë!? Së paku të dalin e të thonë se nuk i diskutojnë vendimet e gjykatave, sa për të larë gojën, siç vetëjustifikohen në rastin skandaloz Berisha, pavarësisht se e dinë shumë mirë se akuza ndaj Berishës është krejt politike e siç e dinë shumë më mirë se Ervin Salianji është dënuar pa bërë asnjë vepër penale dhe se termi “kallzim publik i rremë” ekziston vetëm në fjalorin personal të Ramës dhe ushtarëve të tij në drejtësi, por jo në kodin e procedurës penale.

Heshtja e tyre për burgosjen politike të Salianjit kërcet, sepse ajo ndjek heshtjen tjetër: Atë të pranimit të emërimit të Xhafajt në krye të komisionit anti-SPAK. Është ironike të mendosh që as vetë SPAK dhe as ndërkombëtarët nuk shohin traun në syrin e pushtetit, por kërkojnë qimen në syrin e opozitës. Nuk shohin e nuk pranojnë që njeriu që ka udhëhequr reformën dje e komisionin sot, është subjekt i ligjit antimafia. E ta mendosh që ishte vetë Xhafaj ai që parashtroi eleminimin me vetting të gjyqtarëve apo prokurorëve që kishin kontakte me persona të papërshtatshëm, me të kaluar kriminale, ndërsa vetë e kishte në shtëpi.

Ku ishit ju zotërinj ambasadorë tek aplikohej ky standart “bëni si them unë por mos bëni siç bëj unë?!
Por kur me fakte Ervini dëshmoi qartazi që policia e shtetit me në krye Ardi Veliun, sipas audiopërgjimeve veproi si grup i strukturuar kriminal bashkë me Nushin e Markon për të sajuar dëshmitarin e rremë Alizoti?
Pse heshtët ju zotërinj?! Së paku të flisnit në emër të mbrojtjes së taksave të qytetarëve tuaj, të harxhuara për policinë e drejtësinë shqiptare. Siç po vazhdoni të heshtni për mosveprimin e SPAK ndaj përgjimeve në Sky-Encro, ku del qartazi bashkëpunimi i qeverisë së Ramës dhe eksponentëve të lartë politikë me eksponentët e krimit të organizuar, për të deformuar rezultatin zgjedhor e për të ndarë interesa.

Po kur Rama e la vendin pesë vite pa gjykatë kushtetuese dhe sot vendimet e saj i trajton si letër higjenike, ku ishit e ku jeni?! Po tani që me trupa gjyqësore politike Rama dënon Ervinin e jo vetëm Ervinin, pse denoncohet e vërteta e krimit dhe korrupsionit, pse heshtni ju zotërinj ambasadorë?!
Të nderuar Ambasadorë! Detyra juaj kryesore është interesi i vendit që përfaqësoni. Por njëherazi dhe mbrojtja e parimeve dhe standarteve demokratike të lidhura ngushtë me liritë politike e liritë themelore në një vend partner të BE. Prej kohësh heshtja juaj po mbështet dhe stimulon një regjim që ka shkelur liritë politike e sot liritë themelore të lidhura me fjalën.

Ka deformuar me metoda kriminale proceset zgjedhore, bashkëpunon me krimin hapur në të gjitha nivelet e format, ka grabitur pasuri, ka shpopulluar vendin e ka ndërtuar narkoshtet. Që kërkon të eleminojë opozitën, burgos deputetë dhe synon të burgosë kryetarin e PD dhe drejtuesit e opozitës.
Arma më e fortë e Edi Ramës në këtë kurs antidemokratik është heshtja juaj, të cilin ai sot e përdor si dekorin e qeverisë së tij. Flisni e reagoni zotërinj ambasadorë! E vërteta shëron!!!!

Story i mëparshëm

Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vitet e ardhshme

Story i radhës

​Asnjë nxënës i shurdhër nuk di shkrim-lexim, Kimete Haziri rrëfen sfidat e jetës së saj

Të fundit nga

Mehmeti dëmtohet

Ndërprerja e kampionatit i ka vlejtur Partizanit sa i përket riaftësimit të futbollistëve të dëmtuar, por