Ku ishte kryeministri Rama teksa shumë e prisnin me helikopter në Vlorë?

February 19, 2022
1 minut lexim

Interesimi i madh për “Big Brother VIP” e ka shndërruar në terrenin më të mirë për klikime e si rrjedhojë, për lajme të rreme.

Me qindra informacione të pasakta kanë qarkulluar këta muaj duke çuar nivelin e dezinformimit në nivele të paprecedenta në historinë e medias online.

Nga portale të ndryshme, herë me e herë pa burime, u raportua mes tjerash prej javësh që çmimin e madh do t’ia japë Donaldit me helikopter Edi Rama në Vlorë.

Një gjë e tillë nuk ndodhi e as nuk do të mund të ndodhte.

“Big Brother VIP” nuk duket të ketë qenë në axhendën e Kryeministrit. Teksa të gjithë e prisnin të shkonte në Vlorë me helikopter, ai ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë.

Në Gjermani, ai ka udhëtuar direkt nga Amerika ku zhvilloi një sërë takimesh.

Image

Ai ka qenë në Mynih të Gjermanisë, në konferencën e sigurisë

Shumë zhurmë për asgjë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tetova: Me lëndimin e Priestleyt ishim të detyruar që ta ndryshonim…

Story i radhës

Harris e Johnson i premtojnë mbështetje presidentit ukrainas

Të fundit nga

ShkoLartë