Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Ku gaboi fushata e Kamalës?/ CNN: “Nuk u shkëput” nga trashëgimia e Bidenit! – Gazeta.mk

Ku gaboi fushata e Kamalës?/ CNN: “Nuk u shkëput” nga trashëgimia e Bidenit!

min lexim

Supozohej të ishte diçka që t`i ngjasonte një reklame falas, panel grash që nuk e përmbanin entuziazmin e tyre për të mirëpritur Kamala Harris, të gatshme për ta prezantuar atë me audiencën e tyre tejet të përkushtuar, pikërisht lloji i grave që fushata e zëvendëspresidentes shpresonte ta kishte si bazë të saj.

Ishte një moment që përmbledh një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballej kjo fushatë, por që në fund, siç thotë CNN, rezultoi e pakapërcyeshme. “Çfarë do të kishit bërë diçka ndryshe nga Presidenti Biden gjatë katër viteve të fundit?” qe pyetur Harris në ABC. “Nuk më vjen asgjë në mendje”, qe përgjigjur ajo.

Harrisi e kuptoi edhe vetë se kishte një problem, dhe u përpoq ta zbuste pohimin duke thënë se mund të vendoste dhe një republikan në kabinetin e saj. Ndihmësit tentuan që ta nxirrnin nga situata. Një demokrate që komunikonte me të, i tha asokohe CNN se Harris thjesht nuk kishte dashur të përmendte dallimet e saj me Presidentin Joe Biden – duke përfshirë një normë më të lartë të tatimit mbi fitimin, një shtim të asistencës për fëmijët dhe një politikë më të ashpër kufitare – sepse ajo mendonte se duhet të tregohej besnike ndaj njëriut që e kishte zgjedhur si zvëndesën e tij, e më pas i kishte hapur rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë me largimin e tij nga gara. Harrisi nisi hezitonte gjithmonë e më shumë, duke humbur një pjesë të besimit që kishte përvijuar javët e para të riprezantimit të saj me amerikanët, këtë herë si kandidate për presidente.

E gjithë kjo sakaq, duket se reflektoi probleme më të thella si ato me stafin përreth saj, që nuk mendonte se ishte plotësisht në gjendje të përshtatej apo edhe sondazhet  të cilat tregonin shumica dërrmuese e votuesve mendonin se vendi ishte në rrugën e gabuar.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zgjedhjet e parakohshme! Mickoski ndryshon mendje, edhe Kasami kundër!

Story i radhës

Atilla lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Të fundit nga