kthupi basha kreu i grupit kemi ndjekur modelin e cdu bardhi zgjodhi jeten e vet politike 64fb3843e7533

Kthupi: Basha kreu i Grupit, kemi ndjekur modelin e CDU, Bardhi zgjodhi jetën e vet politike

September 8, 2023
1 minut lexim

Rezart Kthupi, këshilltar juridik i Partisë Demokratike, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, deklaroi se nesër në mbledhjen e këshillit Kombëtar, do të emërohen strukturat e reja të PD.

Kthupi deklaroi se zgjedhja e Lulzim Bashës edhe në krye të Grupit Parlamentar, është bërë duke ndjekur modelin e CDU-së.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko se kush e votoi Bashën për të qenë kreu i grupit, ai tha: Pse duhet të votohet?

Ndërkohë për Gazment Bardhin deklaroi se ky i fundit zgjodhi rrugën e tij politike, teksa shtoi se kërkoi që Grupi Parlamentar të merrte drejtimin e partisë.

Pritet zgjedhja e strukturave të reja, shkarkimet janë bërë më 2 shtator, tani zgjidhen strukturat e reja, përfshirë dhe kreun e grupit parlamentar. Për të pasur një produkt të vlefshëm nga ana statutore duhet të ndiqen disa hapa dhe ato hapa janë ndjekur.

Grupi parlamentar është strukturë e partisë, jo e parlamentit… rregullorja e Kuvendit parashikon se grupet kanë një rregullore të brendshme. Në rastin konkret, ne kemi ndjekur modelin e CDU.

Pse duhet votuar që Basha të jetë edhe kreu i grupit parlamentare? Bardhi nuk është më, jo se është çështje pëlqime, por se është një rregullim i brendshëm në parti. Bardhi vendosi të bëjë një jetë të tij politike dhe vendosi që grupi parlamentar të bëjë partinë. Grupi nuk mund të kontrollojë partinë”, deklaroi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

starton sot sezonin me kupen e fshv se 64fb38054ad53
Story i mëparshëm

Starton sot sezonin me Kupën e FSHV-së

vitia 250 euro shtesa per inspektoret zero tolerance ne rastet kur ka shkelje dhe drejtesi selektive 64fb3a5ab5a87
Story i radhës

Vitia: 250 euro shtesa për inspektorët, zero tolerancë në rastet kur ka shkelje dhe drejtësi selektive

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë