Kthjellime dhe temperatura deri në 26 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

October 23, 2022
1 minut lexim

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke u shfaqur dhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

14 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Story i radhës

“Bota ka nevojë për Kinën”, Jinping merr pushtetin për herë të tretë, kush është ekipi i tij drejtues

Të fundit nga

ShkoLartë