Kthimi në shtëpi ka bërë që të krijohet trafik kilometrik në autostradën Elbasan-Tiranë.
Radha e makinave nuk dihet saktësisht se sa është, por prej më shumë se një ore, drejtuesit e mjeteve ndodhen në këtë trafik të rënduar, që shihet edhe në foto.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar trafikun e mjeteve. Paraprakisht thuhet se mund të jetë një kthim i pushuesve nga jugu, apo hyrja e emigrantëve në vendin tonë.
Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare të Kakavijës u regjistruan 5795 persona në hyrje dhe 3632 në dalje. Mijëra të tjera kanë hyrë të shtunën dhe sot.