Deputetja e Partisë Demokratike në Itali, Rachele Scarpa, ishte e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku diskutoi mbi paktin e nënshkruar midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve afganë në Shëngjin të Gjadrit, një projekt që sipas saj ka dështuar.
Dy ditë më parë gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit në Gjykatën e Romës vendosën që 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të ktheheshin në Itali, edhe pse kërkesat e tyre për azil ishin refuzuar.
Ajo e përshkroi këtë vendim si një pasojë të pashmangshme të vendimeve të Gjykatës Europiane, duke vënë në dukje se qeveria italiane duhet të përballet me pasojat e këtij projekti.
Scarpa gjithashtu përmendi shpenzimet e larta për këtë projekt, duke theksuar se deri tani janë shpenzuar rreth 250-290 mijë euro për transportin e këtyre 16 personave, duke e çuar vlerën e përgjithshme të shpenzimeve për refugjatët në rreth 800 milion euro për pesë vjet.
“Ndodhi diçka që ne mund ta prisnim duke lexuar vendimin e Gjykatës europiane, pas atij vendimi ishte e pashmangshme që gjyqtarët italianë të zgjidhnin ti bindeshin asaj dhe të deklaronin të paligjshëm mbajtjen e këtyre 12 personave. Vemdimi që bëri Meloni ishte propagandë e këtyre emigrantëve të gjorë, të cilët nuk e kanë kuptuar që do iknin nga Italia, deri në monetin që i hipën anijes. Vendimi i gjykatës lidhet ngushtësisht me atë të Bashkimit Europian, prandaj kjo është prova që gjithë ky projekt që Rama me Melonin shpikën ishte një shpikje që do të krijojë problem të mëdha në qeverinë tonë, po ja krijon tashmë. Ne nuk mund të flasim vetëm për lekë, nuk mund të pranojmë që gjithë këta emigrantë të vdesin në det për shkak të propagandës së djththës, që përpiqet që ta drejtojë gishtin drejt të huajve. Nuk mund ta humbim fokusin nga aspekti humanitar. Ajo që ne vlerësojmë është që në 5 vite është llogaritur të shpenzohen 800 milionë euro. Sa i përket udhëtimit të këtyre 16 personave janë shpenzuar rreth 250-290 mijë euro, gati 18 mijë euro për persona”, u shpreh Scarpa.
Burimi: botasot.info