Kthimi emocionues

April 16, 2022
1 minut lexim

“Allianz Stadium” i Torinos kishte sot një mysafir të veçantë, ose më saktësisht një personazh të futbollit i cili ka qenë për shumë vite “i shtëpisë” aty si idhulli i tifozerisë së Juventusit. Alesandro Del Piero ka shënuar sot kthimin pas 10 vitesh në stadiumin nga i cili u largua si futbollist në vitin 2012.

Lojtari ishte larguar asokohe nga bardhezinjtë dhe vazhdoi karrierën e tij për pak kohë në Australi si dhe Indi para se të tërhiqej përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Por që nga maji 2012 ai nuk kishte shkelur në stadiumin e Juventusit, duke bërë thuajse një dekadë larg tifozerisë për të cilën ka qenë një idhull i mirëfilltë.

Sapo ai doli në tribunë me fanellën me numrin 10, në të gjithë stadiumin erdhi një ovacion mëse i merituar për legjendën italiane, pasi të gjithë u ngritën në këmbë duke e duartrokitur teksa u dëgjua edhe një herë kori legjendar “ka vetëm një kapiten” që i kushtohej atij sa herë tundte rrjetat e portave kundërshtare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dje i kishin, sot nuk i kanë – sekuestrohen shtëpi në vlerë mbi 800 milionë euro

Story i radhës

Në dasmën e Nicolas dhe Brooklynit askujt nuk iu lejua telefoni, përfshirë çiftin

Të fundit nga

ShkoLartë