Kthesa e papritur e Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit tregon për çfarë është i gatshëm Putini

February 14, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm të negociojë”, duke shtuar se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve më të mëdha të sigurisë së Rusisë.

“Para së gjithash, Presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci,” i tha Peskov ,Frederik Pleitgen të CNN të hënën vonë.

“Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i tha Putinit se ai shihte një “shans” për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë, duke thënë se ai rekomandoi vazhdimin e përpjekjeve të tilla.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini, Ukraina dhe “teoria e diplomacisë së të çmendurit”

Story i radhës

Nëse e tradhëton besimin e një Luani, konsideroje veten të larguar nga jeta e tyre

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator
ShkoLartë