Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B-2 është rifunksionuar.
Sipas KEK, punimet kanë përfundur në këtë njësi, madje më shpejt se sa që ishte planifikuar.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B.
Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40″ thuhet në njoftimin e KEK.