KSI: Situate me virusin e rriqrës është nën kontroll, pacientët në gjendje të mirë

min lexim

Komisionit për Sëmundjet Infektive, ka analizuar gjendjen aktuale me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime (EHKK) në vend. Nga komisioni për sëmundje infektive thonë se reagimi i shpejtë i autoriteteve shëndetësore parandaloi skenarë të rinj në formën e rritjes eksponenciale të numrit të rasteve të reja me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime. Aleksandër Petliqkovski thotë se testet I kanë të mjaftueshëm por edhe terapinë për shërimin e kësaj sëmundje. Pacientët e prekur janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka rrezik ose rëndim të gjendjes së tyre.Ndërkaq ai njofton se më të prekur nga kjo janë personat që merren me blegtori dhe peshkatarët. Në bazë të analizave që kemi bërë thotë Petliqkovski kafshët në Maqedoni janë të prekura ose e kanë kaluar këtë virus, dhe në mënyrë të lehtë qarkullon tek kafshët.

“Deri në qeveri do të kërkojmë organizimin e një plani aksionar ku do të bëjmë pevalencën se sa shpesh këta rriqra I kemi në rajonet e ndryshme dhe atje ku do ti detektojmë planifikojmë që të bëjmë dezinsektimin e tyre që është edhe masa kryesore preventive për uljen e rrezik të shfaqjes së sëmundjes. Vend për panik nuk ka sepse situate është nën kontroll dhe nuk bëhet fjalë për një sëmundje lehtë ngjitëse nga e cila duhet të frikësohen qytetarët”, tha Aleksandër Petliqkovski-kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Story i mëparshëm

Krijimi i partive të reja paralajmëron zgjedhje parlamentare

Story i radhës

VMRO: Nëse Kovaçevski gënjen për Adem Demaçin, çka pritet për Bullgarinë

Të fundit nga