ksi propozon heqjen e mases per posedim te detyrueshem te certifikates se vaksinimit gjate daljes nga maqedonia 6214e70e9af4d

KSI propozon heqjen e masës për posedim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit gjatë daljes nga Maqedonia

February 22, 2022
1 minut lexim
policia kufi kontrolle MK 780x439 1 696x392 1

Zëdhënësi i Komisioni për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq, sot në konferencë për shtyp tha se do të propozojnë dy masa të reja në lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai theksoi se masa e parë që do t’i propozohet Qeverisë së RMV-së është të hiqet masa për posedim të detyrueshëm të certifikatës së vaksinimit ose testit PCR negativ, gjatë daljes nga shteti.

“Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozoj ministrit të Shëndetësisë që të shlyhet masa që në vendkalimet kufitare, në dalje nga shteti detyrimisht të posedohet certifikatë vaksinimi apo PCR Test negativ”.

“Dhe masa e dytë që gratë shtatzëna të mos lirohen nga puna, por të vaksinohen dhe të vazhdojnë me punë”, tha Zllate Memedoviq.

Ai shtoi se masa e parë nuk vlen për vendet e caktuara, në të cilat qytetarët vendosin të udhëtojnë.

Mehmedoviq informoi edhe për gjendjen shëndetësore në vend, të cilën e vlerësoi si të qëndrueshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

inpo komuna e prishtines jo transparente nuk publikon dokumentet dhe shpenzimet lidhur me fundjaven e punes ne peje 6214e2d3caa9f
Story i mëparshëm

INPO: Komuna e Prishtinës jo transparente, nuk publikon dokumentet dhe shpenzimet lidhur me “Fundjavën e Punës” në Pejë

kryetari i komunes se cairit priti ne nje takim prindon sadriun 6214e7beb8bad
Story i radhës

Kryetari i Komunës së Çairit priti në një takim Prindon Sadriun

Të fundit nga

ShkoLartë