ksi me perberje te re sali komisioni do te mblidhet nje here ne jave 61f95d05667cd

KSI me përbërje të re, Sali: Komisioni do të mblidhet një herë në javë

February 1, 2022
1 minut lexim
carshaf 0

Komisioni për Sëmundje Infektive, me përbërje të re. Siç bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, kryetar i ri i komisionit do të jetë prof. doktor Aleksandar Petliçkovski nga Instituti i imuno-biologjisë, ndërsa Zllate Mehmedoviq nga shtëpia e shëndetit në Shkup do të jetë person përgjegjës për marrëdhënie me opinionin. Anëtarë të komisionit do të jenë Krsitina Stavridis, Shaban Mehmeti, Kalina Krivçeva Stardellova, Nevzat Elezi, Dugagjin Osmani, Zharko Karaxhovski, Irinka Sotirova Buhova, Katerina Stavriç, Milena Stevanoviç, Zvonko Milenkoviç, Fadil Cana, Marija Dimzova, Ilir Demiri, Viktor Isjamovski, Liljana Sespotovska, Niko Beqarovski, Arben Labënishta, Marija Lluganova, Suzana Malevska, Jovanka Kostovska, Zllatko Arsenievski, Dragan Gjorgjievski, Greta Nikollovska dhe Marija Millova. Komisioni do të mblidhet një herë në javë, bëri të ditur ministri Sali.

“Prej tani e tutje komisioni do të mblidhet në takime të rregullta çdo të martë dhe sipas nevojës edhe më shpesh. Mbledhjet do t’i mbajë kryetari i komisionit dhe sipas nevojës do të jetë i pranishëm në mbledhje edhe ministri i shëndetësisë.”,- tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

selami ne takim me kreun e haracines ridvan ibraimi 61f95851c42fe
Story i mëparshëm

Selami në takim me kreun e Haraçinës Ridvan Ibraimi

pfizeri pritet te kerkoje miratimin emergjent nga fda per vaksinen e saj covid 19 per femijet e vegjel 61f95d3e50d3b
Story i radhës

Pfizeri pritet të kërkojë miratimin emergjent nga FDA për vaksinën e saj COVID-19 për fëmijët e vegjël

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë