ksi konstatoi se nuk nevojiten masa shtese per covid 19 62d95fa475660

KSI konstatoi se nuk nevojiten masa shtesë për Covid–19

July 21, 2022
1 minut lexim
wefewfewfewewwef

Edhe përkrah rritjes së numrit të të infektuarve me covid – 19, nuk do të ketë masa shtesë parandaluese. Komisioni për sëmundje infektive në mbledhjen e sotme konstatoi se gjendja epidemiologjike është stabile dhe nuk ka nevojë të vendosen masa. Po ashtu, gjendja në spitale është stabile dhe barra më e madhe e sistemit bie mbi mjekët amë dhe për këtë gjatë javës së ardhshme, siç paralajmëruan nga komisioni, duhet të fillojnë me punë pesë ambulanta covid në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat do të vendosen në hapësirat e pesë klinikave më të mëdha në Shkup, poliklinikën Idadia, në Gjorçe Petrov, Jane Sandaski, Çento dhe në Çair, raporton Klan M.

“Gjendja epidemiologjike, sipas të gjitha parametrave që i kemi, ndërsa më të rëndësishmit janë numri i të hospitalizuarve, numri i krevateve të lira në spitale, numri i të vdekurve, ende jemi në zonën e gjelbërt. Momentalisht hospitalizimi në Klinikën për Sëmundje Infektive është vetëm për 16 pacientë, si metodë e zbatuar. Kemi 9 pacientë që janë nën mbështetje të oksigjenit dhe vlerësojmë se sistemi ka ende hapësirë që të mbushet ajo pjesë”. – deklaroi Zllate Mehmedoviç nga KSI. /

%D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80 %D0%B1%D0%BE%D0%BD%D1%83%D1%81 %D0%B8%D0%B3%D1%80%D0%B0 %D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 2

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prezantimi i rishikimit te buxhetit dhe konsultime me komunitetin e biznesit mbi masat e ardhshme 62d95eede55b6
Story i mëparshëm

Prezantimi i Rishikimit të Buxhetit dhe konsultime me komunitetin e biznesit mbi masat e ardhshme

familja nga kosova me kallezim penal kunder spitalit zhan mitrev 62d9601860ff8
Story i radhës

Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”

Të fundit nga

ShkoLartë