KShZ nis procedurat, zgjedhjet lokale në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

February 15, 2022
1 minut lexim

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për zbatimin e zgjedhjeve lokale në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë të cilat do të mbahen më 17 prill të këtij viti.

Anëtarët e komisionit kanë miratuar vendimin për formimin e trupave për asistencë të KSHZ-së të cilat i referohen trajtimit të materialit zgjedhor, atij konfidencial dhe jokonfidencial, transportit, ruajtjes së aparateve për gjurmët e gishtave dhe të dhënave në të.

“KSHZ-ja ka filluar me përgatitjen e të gjitha akteve të nevojshme dhe veprimeve tjera përgatitore si për të gjitha zgjedhjet në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe procedurat e caktuara tashmë kanë filluar. Të dielën fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidimin e kandidatëve. Të premten fillon inspektimi publik i listës zgjedhore dhe të gjitha veprimet sipas planit të publikuar në ueb faqen e KShZ-së i cili është në dispozicion të të gjithë pjesëmarrësve të interesuar, partive kandidatëve dhe medieve.”,- u shpreh anëtari i KShZ-së, Boris Kondarko.

Ndërkohë kreu i KShZ-së premtoi se të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhor të angazhuar në zgjedhjet lokale të katër muajve më parë do të paguhen për angazhimin e tyre. 12 komuna të cilat në momentin e shpalljes së zgjedhjeve lokale kanë pasur xhirollogari të bllokuar, mjetet do t’i sigurojë Ministria e Financave.

“Atje ku janë të bllokuara llogaritë para fillimit të zgjedhjeve dërguam kërkesë dhe listë deri te Ministria e Financave kështu që procedura është nga fundi dhe Ministria e Financave do të dërgojë mjete posaçërisht për këtë qëllim dhe do të paguhen.”,- tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Bëhet fjalë për komunat: Zërnovc, Resnjë, Dellçevë, Ohër, Pehçevë, Tetovë, Strugë, Krivogashtan, Karposh, Demir Kapi, Vasilevë dhe Çeshinovë- Obleshevë. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmojnë se procedura për to është nga fundi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Debate te “Inceneratorët”, Tabaku-socialistëve: Dëshmitarët nuk janë në konflikt interesi

Story i radhës

Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë