KSHZ miratoi vendim per ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve –Tetovë

1 minut lexim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve solli vendim për shkarkimin e kryetares së e deritanishme të Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Saljihe Asllani, e në vend të saj është zgjedhur, Sulejman Sulejmani.

Sipas KSHZ-së, personi i zgjedhur për Kryetar, zëvendësi i tij, anëtar dhe zëvendesi i tij në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve mund të paraqesë një kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në përputhje me nenin 18 paragrafin (3) të Kodit Zgjedhor për heqjen nga funksioni i zgjedhur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve vetëm për arsye shëndetësore ose arsye familjare.

Kërkesa për heqjen nga pozita e zgjedhur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, me prova të bashkangjitura, i paraqiten Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova U19 e gatshme për ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik

Story i radhës

​Posta e Sllovenisë ngriti çmimet e shërbimeve

Të fundit nga