KSHPK me kërkesë të Ristovskës vendosi për përjashtimin e saj nga rasti me drejtorin e ASK-së, thotë Dimitrovska

December 30, 2024
1 minut lexim

Shkup, 30 dhjetor – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ka zhvilluar procedurë për të konstatuar nëse anëtarja Cveta Ristovska ka konflikt interesi për të vepruar dhe vendosur në rastin me drejtorin e ASK-së pasi vetë Ristovska ka paraqitur kërkesë për përjashtimin kur ka arrit parashtresa me dyshimin për vlefshmërinë e diplomës nga Universiteti i Shkupit, thotë kryetarja e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska duke theksuar se kolegjiumi, gjegjësisht shumica e anëtarëve të KSHPK-së, vendosi të mos e pranojë këtë vendim.

Me përgjegjësi pohoj, theksoi Dimitrovska se vendimi është bazuar në fakte. Komisioni ka vlerësuar se nuk ka arsye për pranimin e kërkesës, pasi siç tha, “universiteti nuk është objekt i procedurës, por emërimi i drejtorit të ASK-së”.

“Me profesionalizëm të plotë dhe respektim të ligjit kemi marrë vendim për mospërjashtimin e anëtares Cveta Ristovska. Megjithatë, veprojmë në mënyrë të pavarur në përputhje me ligjin dhe në përputhje me parimet e integritetit dhe nuk dëshirojmë të lejojmë përjashtimin nga lëndët. Në këtë lëndë, theksoj ekskluzivisht, veprimi nuk është diploma e Universitetit, pra veprimi është nëse drejtori i ASK-së ka plotësuar kushtet. Nuk duhet të lejojmë ndërhyrje në kompetencat e institucioneve të tjera, në rastin e ISHT-së”, deklaroi Dimitrovska gjate pjesëmarrjes në TV Sitel.

Përgjegjësinë për një vendim të tillë, thekson Dimitrovska është e anëtarëve të Komisionit, sepse të gjitha ato vendime në Komision merren kolektivisht, me shumicë votash.

“Në këtë rast, me diplomën e lëshuar nga fakulteti, KSHPK nuk ka kompetencë ta kontrollojë atë. Dëshiroj të përmend se në punën e deritashme të Komisionit janë marrë një numër i madh vendimesh, të cilat thirren në konkluzione që janë pjesë përbërëse e procesverbalit të shërbimeve inspektuese. Ky nuk është vendimi i parë në të cilin Komisioni mbështetet në kushtet e konstatuara në procesverbalet e shërbimeve inspektuese”, ka thënë Dimitrovska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kim Kardashian ndan fotot e ëmbla me fëmijët e saj pranë pemës së Krishtlindjeve

Story i radhës

Puna e SPAK në 2024, Baçi: Guxoi dhe preku/ Silva Caka: Institucion i statistikave penale

Të fundit nga

ShkoLartë