KSHPK në seancën e 99-të sot e prezantoi analizën e vendimeve gjatë lidhjes së marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D me Behtel dhe Enka. Komisioni solli vendim që analiza t’i dorëzohet Prokurorisë publike për veprimin e mëtutjeshëm. Anëtarja e KSHPK-së, Katica Nikollovska duke e prezantuar lëndën, thekoi se provat që i kanë siguruar gjatë veprimit, në një farë mënyre i kanë nxitur që të bëjnë analiza për gjendjet dhe veprimet e organeve shtetërore gjatë sjelljes së vendimeve. Ka, siç theksoi Nikollovska, indici për veprim joadekuat dhe joligjor të personave të caktuar. Analiza e KSHPK-së siç theksoi gjatë prezantimit të saj, tregon se ka rreziqe për korrupsion, por tani për tani nuk asgjë konkrete dhe se institucionet kompetente duhet të vazhdojnë që të monitorojnë.
Burimi: tv21