Kryqi në Kodrën e Diellit/ Opozita shqiptare dyshon se është skenar i pushtetit për incidente

Tre krerët e partive opozitare shqiptare, të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, dolën sot para Komisionit për Marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, ku dhanë deklaratë të përbashkët dhe shprehën shqetësimin për vendosjen e një kryqi gjigand në Kodrën e Diellit. Bënë thirrje për mos keqpërdorimin e simboleve fetare për të krijuar tensione ndëretnike dhe ndërfetare. Bilall Kasami tha se me vendosjen e kryqit, krijohet përshtypja se dikush qëllimisht synon të krijojë incidente dhe të krijoj konflikt të ri mes qytetarëve. Për këtë akuzoi partitë në pushtet, LSDM-në dhe BDI-në.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Erdoğan dhe Steinmeier në Berlin diskutojnë rreth Gazës dhe çështjeve dypalëshe

Story i radhës

Shkup, mbahet marsh për paqe në Gaza

Të fundit nga