Krymi ndahet zyrtarizht me Shaktar Soligors

Ardit Krymi shpall zyrtarisht divorcin me Shaktar Soligorsin, skuadrën bjelloruse ku dha kontribut sezonin e kaluar. Mesfushori shkodran ka shkruar një mesazh falënderues në Instagram për ekipin në fjalë, duke i uruar më të mirën në të ardhmen.

Ardit Krymi pritet të zyrtarizohet në orën e ardhshme te skuadra e Vllaznisë, por kuptohet nuk do të mund të japë kontribut për ndeshjet e raundit të parë të Conference League, kundër Linfield.

Për arsye dokumentacioni, emri i Krymit nuk është federuar në UEFA.

Krymi do të nisë menjëherë përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli, me shpresën që kuqeblutë do ta kalojnë kundërshtarin irlandezo-verior, për të dhënë kontribut në raundet pasuese.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Djemtë e Aretha Franklin “në luftë” për testamentet e nënës së tyre, të gjetura nën divan dhe në një sirtar

Story i radhës

Ndërron jetë aktori i njohur boshnjak

Të fundit nga