kryeziu tregon pse kryeministri nuk duhet te jap doreheqje pas certifikimit te rezultateve 67e5e1a7e7c7d

Kryeziu tregon pse kryeministri nuk duhet të jap dorëheqje pas certifikimit të rezultateve

March 28, 2025
min lexim

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ ka ngjallë reagime për atë nëse kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat e tij duhet të japin dorëheqje.

Kjo është bërë duke u thirru në nenin 26 të paragrafit 1 të Ligjit për Qeverinë.

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në ligj.

Por njohësi i së Drejtës ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, Kadri Kryeziu ka thënë se kryeministri por edhe ministrat nuk kanë nevojë të japin dorëheqje.

Ai në emisionin “InfoNata”, ka thënë se qeveria është në detyrë në momentin që shpërbëhet Kuvendi.

“Nuk ka pas nevojë që kryeministri të jap dorëheqjes, sepse në momentin kur bëhet shpërndarja e parlamentit atëherë në bazë të Kushtetutës konsiderohet se Qeveria është në detyrë apo në dorëheqje. Nuk ka nevojë qeveria me dhënë dorëheqje dy herë për shkak se nuk është qeveri legjitime por legale. Kryeministri duhet t’i jep dorëheqje ndonjë institucioni, parlamentit nuk funksion dhe s’ka kujt të i jap dorëheqje sepse ne jemi republikë parlamentare”

E sa i përket ligjit për dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë, Kryeziu ka vlerësuar se kjo është normë që bie ndesh me atë të Kushtetutës.

“Nuk përmendet kryeministri këtu. Nëse është nevoja kryeministri duhet të jep dorëheqje parlamentit, institucionit që e ka zgjedh. Kjo është një normë që e quajmë të errësuar, është normë e cila bjen ndesh me normat kushtetuese. Kur dy norma bien ndesh, ka përparësi norma superiore e cila është norma e Kushtetutës. Dorëheqja nënkupton, kur deputeti dëshiron që të bëhet ministër apo kryeministër, atëherë nuk mund t’i kryejë dy funksione, legjislativë dhe ekzekutivë”, ka thënë ai.

Sipas tij as ministrat e qeverisë nuk duhet të japin dorëheqje. Ata siç thotë Kryeziu janë kujdestar në ministri dhe aty qëndrojnë deri në zgjedhjen e të rinjve.

Pas certifikimit të rezultateve kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se deri në zgjedhjen e qeverisë së re do të jenë “qeveri në detyrë” duke thënë se nuk ka nevojë të jepet dorëheqja formale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

karamuco per 21 janarin do kete zhvillime ka disa ceshtje qe jane si bombe me sahat 67e5d8484ac3e
Story i mëparshëm

Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

vellaznimi fiton ligen unike 67e5e568d212f
Story i radhës

Vëllaznimi fiton Ligën Unike

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë