kryeziu osmani ti therrase partite politike dhe te diskutojne per krijimin e institucioneve 68116358d368a

Kryeziu: Osmani t’i thërrasë partitë politike dhe të diskutojnë për krijimin e institucioneve

April 30, 2025
1 minut lexim

Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të thërrasë partitë politike për diskutim lidhur me krijimin e institucioneve.

Kryeziu ka thënë se Osmani duhet të diskutojë me krerët e partive politike ndaras për krijimin e institucioneve, duke thënë, se ata kanë përgjegjësi kushtetuese.

“Presidentja, përveç detyrave që ka ajo ka kompetenca neutrale, ka kompetenca ekzekutive,  por edhe është faktor në bazë të Kushtetutës dhe duhet me qenë në nivel të detyrës. Duhet me i thirr partitë politike me diskutu, secilën veç e veç edhe me diskutu për krijimin e institucioneve, të cilën e kanë përgjegjësi kushtetuese”, tha Kryeziu, për rtv21.

Kryeziu, duke folur për konstituimin e Kuvendit, u shpreh se kjo situatë për herë të parë është duke ndodhur.

Situata e konstituimit të Kuvendit, sipas tij, ka vakum kushtetues.

“Këto situata që i kemi tash janë pa precedentë. Situata të cilat po ndodhin për herë të parë, ku ka vakuum kushtetues, se nuk kemi mundur si njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Republikës, nuk mund t’i sheh gjithë këto situata”, tha ai.

Lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, Kryeziu ka deklaruar se detyra e deputetit është të votojë, ku shton se nuk nënkuptohet për cilin person të votohet.

“Aktgjykimi i Gjykatës në vitin 2014 s’ka të bëjë me këtë rast. Është rast krejt tjetër. Në mes tjerash përmenden edhe detyrat e deputetit. Detyra e deputetit është të votojë, nuk nënkupton për cilin person të votojë, por ka të drejtë të votojë për kundër dhe abstenim”, tha Kryeziu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

grenell shuplake partise se sali berishes i akuzon per genjeshtra 681159bec9310
Story i mëparshëm

Grenell “shuplakë” partisë së Sali Berishës, i akuzon për gënjeshtra

ka disa njerez qe nuk besojne tek ne por nuk na intereson ne jemi psg vitinha flet pas fitores ndaj arsenalit 681166d943de9
Story i radhës

“Ka disa njerëz që nuk besojnë tek ne – por nuk na intereson, ne jemi PSG” – Vitinha flet pas fitores ndaj Arsenalit

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë