kryeziu neser na pret nje ndeshje e forte 62237da1bfd6d

Kryeziu: Nesër na pret një ndeshje e fortë 

March 5, 2022
1 minut lexim

Futbollisti i Dritës nga Gjilani, Almir Kryeziu, tha se janë përgatitur në përmirësim të lojës sonë dhe fokusi është në ndeshjen e radhës, kundër Drenicës.

“Nesër na pret një ndeshje e fortë, ngase kundërshtari luan një lojë të mirë. Por, këtë javë jemi stërvitur gjatë, duke analizuar edhe pikat tona me qëllim të përmirësimit të lojës sonë. E kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar atë. Atmosfera në grup është e mirë, vijmë nga një humbje por tashmë e kemi harruar atë dhe fokusi është në ndeshjen me KF Drenicën”, ka thënë Kryeziu.

Kreyetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u pyet edhe për ndeshjen e kaluar, duke theksuar se forma dhe paraqitja e skuadrës ishte e konsoliduar, me disa raste shënimi dhe me izolim të kundërshtarit përgjatë gjithë takimit.

Nuhiu potencoi se skuadra nuk do të dorëzohet, përderisa matematikisht ende ka pikë në lojë. 

“Nuk e mendoj asnjë moment rezultatin negativ, e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë për ta fituar dhe pastaj ia lëmë fushës të tregojmë. Skuadra jonë nuk dorëzohet dhe largohet nga objektivat, përderisa kemi ndeshje për të zhvilluar. I falënderoj edhe tifozët tanë për përkrahjen, të vazhdojnë mbështetjen për këta djemë, sepse kemi skuadër cilësore dhe vetëm të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona”, përfundoi Nuhiu.

Ndeshja KF Drenica – FC Drita zhvillohet të dielën, ora 13:00, stadiumi “Bajram Aliu” Skenderaj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

qeveria e rmv se papunesia eshte ne nivelin me te ulet historik prej 15 2 6223752b787a8
Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së: Papunësia është në nivelin më të ulët historik prej 15.2%

kater shenjat e horoskopit qe do te gjejne dashurine ne muajin mars 62237da450ecc
Story i radhës

Katër shenjat e Horoskopit që do të gjejnë dashurinë në muajin mars

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë