Kryeziu: Fushata ndaj deputetes Duda Balje regres për demokracinë në Kosovë

April 26, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se fushata që është drejtuar kundër deputetes boshnjake, Duda Balje, jo vetëm që është e papranueshme, por përbën edhe një regres të madh për demokracinë në Kosovë.

Kryeziu në një reagim në profilin e tij në facebook, ka thënë se Balje ka të drejtën e saj kushtetuese të shpreh vullnetin e saj politik pa u frikësuar dhe pa iu nënshtruar presioneve.

Tutje kreu i KDI-së ka thënë se në një vend demokratik, deputetët nuk janë të detyruar që të votojnë në mënyrë të caktuar vetëm pse ashtu kërkojnë eksponentë të partisë më të madhe apo se ashtu mendon një pjesë e opinionit publik.

Postimi i plotë:

Duda Balje, si çdo deputet tjetër, ka të drejtën kushtetuese të shprehë vullnetin e saj politik pa iu nënshtruar presionit apo frikësimit. Në një demokraci, deputetët nuk janë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar vetëm sepse një pjesë e opinionit publik ose disa eksponentë të partisë më të madhe e kërkojnë këtë. Mbi të gjitha, si grua në politikë dhe si përfaqësuese e një komuniteti pakicë, ajo meriton respekt të dyfishtë për autonominë e saj vendimmarrëse.

Zhgënjimi, linçimi dhe shpifjet e drejtuara ndaj një deputeteje, aq më tepër një gruaje dhe përfaqësueseje të një komuniteti pakicë, janë jo vetëm të papranueshme, por përbëjnë edhe një regres të madh për standardet demokratike.

Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, jo për shkak të një deputeteje, por për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Fushata zgjedhore, BKH dhe SPAK monitorim në Elbasan

Story i radhës

Bayerni mund të shpallet sot kampion

Të fundit nga

Dinamo firmos me befasinë e sezonit

Florenc Farruku do të jetë futbollisti më i ri që i shtohet Superiores. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me Burrelin dhe tashmë sezonin e ri do të luajë në elitë. Matjani
sqmken
ShkoLartë