Prishtina ka arritur të shmang humbjen në minutat e fundit (1:1) në ndeshjen ndaj Dritës.
Goli i dytë radhazi dhe i 34-ti në paraqitjen e tij të 170-të me fanellën e Prishtinës.
“Jam shumë i kënaqur që me golin tim nuk lejuam të mposhtemi, e që do të ishte shumë e padrejtë të ndodhte.
Nuk kemi kohë për të humbur, na pret tjetër ndeshje e vështirë në Podujevë dhe duhet të jemi sa më të përgatitur për përballjen me Llapin.”, flet lojtari i Prishtinës, Leotrim Kryeziu pas ndeshjes.
Prishtina javën tjetër udhëton në Podujevë ku tashmë është vetëm dy pikë larg vendit të parë.
Burimi: botasot.info