Kryetarja e Komisionit të Mediave Flutura Açka e ka cilësuar sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit aksionin e IKMT-së në Prestige Resort.
Açka u shpreh sot për News 24 se ky resort është mbështetës për tregun mediatik pasi shtoi se kjo e fundit nuk e mban dot veten pa reklama.
“Gjithë çështja është te media. Ky resort janë në mbështetje të tregut mediatik. Nuk e mban dot tregun e tij. Duhet t’i lutesh atij për reklama. Kur i pëlqen atij, nuk sillet kështu. Kjo është detyra e gazetarëve, të bëjnë punën e tyre”, deklaroi ajo.
Sipas saj, në kohën kur Rama sulmon një media ka sulmuar të gjithë qytetarët dhe i bëri atyre thirrje të mos tregohen indiferentë pasi nesër mund të jetë radha e tyre.
“Në kohën kur flet atë që nuk do ai, bëheni të padëshirueshëm për të. Gjithë balloni i tij është progagandeë. Kur ju bëni punën tuaj ai duhet të japë llogari. Ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve. Ju bëni detyrën. Kemi biseduar për çështjen e fëmijëve që nuk marrin ilaçe për kimioterapi në spitale. Pse fëmijëve shqiptarë nuk u shërbehet në spitale.
Pishina është kamuflazhi. Problemi është te zëri. Gazeta Panorama është një gazetë serioze. Është një aset kombëtar. Rama kur sulmon një media, ka sulmuar shqiptarët. Kështu duhet ta shohin shqiptarët të mos rrinë indiferent sepse nesër do u shkojë me matrapik te shtëpia e tyre. Media nuk cenohet. Është e shenjtë. Do e ngrejë si problem në parlament. Ai ka ardhur dhe ka ngrënë dhe sot është në konflikt interesi. Pas medias suaj mund t’i vijë radha një media tjetër.
Nuk po them që mediat të bëhen opozitare por të bëhen të vërteta. Ai djalë që dikur i kam lexuar shkrimet për mbylljen e gojës së shqiptarëve nga regjimi sot ia mbyll vetë gojën shqiptarëve. Edukatoren e hoqën nga puna sepse i bëri koment Flutura Açkës. Ai është armiku i demokracisë shqiptare që sulmon një media. Këtu po sulmohet fjala e lirë”, u shpreh ajo.