kryetarja e forumit te gruas ash cair distancohet nga taravari 6822075c31add

Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari

May 12, 2025
1 minut lexim

Distancohet nga Taravari kryetarja e Forumit të Grave të ASh-së: Nuk hesht përpara përqafimit me BDI-në

Teuta Xhaferi, kryetare e Forumit të Gruas të degës Çair nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ka shpallur publikisht distancimin e saj nga udhëheqësia aktuale e partisë nën drejtimin e Arben Taravarit. Në një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, Xhaferi ka sqaruar se ka bojkotuar hapjen e selisë së re të partisë në Çair, si një akt ndërgjegjeje dhe mospajtimi me kahjen politike që ka marrë Aleanca.

“Aleanca që ndërtuam me qindra aktivistë në Çair, sot nuk ekziston më. Po ecim drejt një përqafimi të rrezikshëm me partinë që kemi luftuar ta çojmë në opozitë — BDI-në,” ka shkruar ajo, duke e cilësuar këtë si një devijim të rëndë nga vlerat dhe vizioni i dikurshëm i formacionit politik.

Xhaferi ka kritikuar hapur drejtuesit e rinj të partisë në Çair, duke kujtuar se “ai që dikur lutej për t’u afruar, sot ndan ultimatume”. Ajo ka theksuar se nuk largohet për inat, por për bindje, dhe se qëndrimi i saj politik do të mbetet i lidhur ngushtë me qytetarët e Çairit dhe idealin e një Aleance që nuk shitet për interesa personale.

“Politika ime lokalizohet aty ku më është dhënë besimi, në Çair. Me qytetarët, me gratë e këtij komuniteti, me të rinjtë që ende besojnë,” ka përfunduar ajo.

Deklarata vjen në një kohë të tensionuar për Aleancën për Shqiptarët, me rritje të pakënaqësive të brendshme pas largimit nga koalicioni opozitar VLEN dhe afrimit të saj me BDI-në.

IMG 5141

MARKETING

RENT A CAR

miley cyrus hap plaget e vjetra ne more to lose a eshte perseri per liam in 6822032d52b9c
Story i mëparshëm

Miley Cyrus hap plagët e vjetra në “More to Lose” , a është përsëri për Liam-in?

maqedoni filloi vaksinimi i personave qe do te shkojne ne
Story i radhës

Maqedoni, filloi vaksinimi i personave që do të shkojnë në Haxh

Të fundit nga

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë