Kryetari me koeficientin më të lartë, kaq do të jetë paga e Përparim Ramës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të pagave për këtë vit do të jetë 105.

Ky koeficient pritet të rritet vitin e ardhshëm në 110.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të ketë pagën më të madhe nga të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë.

Kjo pasi koeficienti i pagave për kryetarët e komunave do të llogaritet në bazë të numrit të banorëve që kanë komunat.

Kryetari i Komunës së Prishtinës me koeficient 15, do të ketë pagë  1575 euro.

Pas tij me koeficient 13 apo pagë 1365 euro do të jenë kryetarët e komunave me mbi 100 mijë banorë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mesiq: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes

Story i radhës

Përmet/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në pranga 56-vjeçari

Të fundit nga