Kryetari Konjufca pritet në takim nga kryeministrja Kallas, flasin për rrezikun e ndërhyrjeve ruse

February 5, 2024
1 minut lexim

Pas takimeve me kryetarin e Parlamentit të Estonisë dhe presidentin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, është pritur në një takim të veçantë edhe nga kryeministrja e këtij shteti, Kaja Kallas. 

Duke falënderuar shefen e qeverisë estoneze për mbështetjen e popullit dhe shtetit të saj ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha proceset, kryetari Glauk Konjufca i bëri një retrospektivë bashkëpunimit ndërshtetëror, nga përpjekjet e shtetndërtimit, zhvillimit shtetëror, e deri te proceset integruese. 

Pasi potencoi se Estonia dhe gjithë Evropa kanë sot një rrezik të përbashkët, rrezikun e ndërhyrjeve ruse me mjete dhe mënyra të ndryshme, kreu i legjislativit ritheksoi se Serbia mbetet ndër të vetmet vende në Evropë që refuzon të bëhet pjesë e sanksioneve anti-ruse. 

Image

Kryetari Konjufca pritet në takim nga kryeministrja Kallas

Kryetari Konjufca ftoi kryeministren e vendit mik të na ofrojë asistimin në fushën e reformave ligjore dhe infrastrukturës zbatuese, me theks të veçantë në arsim dhe teknologji të lartë.

Kryeministrja Kallas ndërkaq garantoi për vendosmërinë e thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjithë sektorët.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtari rus filmon tinëzisht qindra arkivole të bashkëluftëtarëve të tij të vrarë në Ukrainë

Story i radhës

Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses vetëm zbatohen. Felaj: Kuvendi u mor gjerësisht me çështjen Xhaçka

Të fundit nga

ShkoLartë