Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, falënderon Kosovën pas pranimit të gazetares Lyudmila Makey

April 17, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko ka falënderuar Kosovën, pas pranimit të gazetares së parë në vendin tonë.

Në një shkrim në Twitter, tha se Lyudmila Makey, është njëra ndër gazetarët që do të strehohen në Kosovë.

“Nga thellësia e zemrës sime, falënderoj popullin e Kosovës për mbështetjen e gazetarëve ukrainas! Lyudmila Makey e para nga 20 gazetaret që do të presë Republika e Kosovës. Gazetarët janë të rëndësishëm”, shkroi ai.

Ndërka Kurti, i cili e ka pritur në Kryeministri tha se solidariteti i shqiptarëve të Kosovës me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme.

“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus”.

“Falënderojmë Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) në Kosovë”, tha Kurti.

Ndryshe, Makey është e para në mesin e 20 gazetarëve ukrainasë që Kosova do të pres në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova.

Programi i financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainasë të punojnë nga distanca.

Aplikimet për programin Journalists-in-Residence Kosova janë ende të hapura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Draghi: Evropa mund të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse

Story i radhës

Vuçiç e pranon: Serbia do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën

Të fundit nga

ShkoLartë