kryetari i ulqinit leter be se planifikimet e spajiqit tradhti shteterore 67fd646a3ca5a

Kryetari i Ulqinit letër BE-së: Planifikimet e Spajiqit tradhti shtetërore

April 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, i është drejtuar me letër Bashkimit Evropian për marrëveshjen e Qeverisë së Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara, duke thënë se planifikimi për ndërtime është kundër vullnetit të pushtetit lokal dhe është diktaturë e pushtetit qendror.

Nimanbegu ka thënë se i ka dërguar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shprehur shqetësimin për çështjen e Ulqinit, derisa ka shtuar se kjo komunë ka rëndësi unike kulturore, mjedisore dhe demografike.

“Për shkak të peshës dhe zhvillimeve të menjëhershme të përshkruara në letër, do të isha mirënjohës nëse ajo do të mund t’i transmetohej presidentes von der Leyen sa më shpejt që të jetë e mundur. Përmbajtja pasqyron pozicionin e unifikuar të institucioneve dhe komunitetit tonë vendor dhe ne besojmë se, me mbështetjen tuaj, zëri ynë do të dëgjohet në nivelet më të larta të Bashkimit Evropian”, thuhet në letrën e tij.

Sipas Nimanbegut, mbështetja e veprimeve të kryeministrit Milojko Spajiq “përkufizohet me tradhtinë e interesave shtetërore të një Mali të Zi civil dhe multietnik”.

Për këtë veprim, Nimanbegu  i është drejtuar edhe qytetarëve të Ulqinit dhe Malit të Zi.

“Dhënia e tokës tonë dhe e tokës private pa kompensim për ndërtimin e banesave është e padëgjuar.  Planifikimi i një qyteti të ri kundër vullnetit të vetëqeverisjes vendore është një diktaturë e pushtetit shtetëror”, ka shkruar ai në Facebook.

Nimanbegu, ka shkruar se në letër drejtuar Presidentes Ursula von der Leyen, ka treguar arsyet kryesore pse BE-ja duhet të reagojë, dhe gjithashtu ka paralajmëruar BE-në për vendimet e dëmshme të Milojko Spajiq.

“Gjithashtu, si kryetar i komunës me shumicë shqiptare, kam njoftuar edhe presidentin Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për synimin e Qeverisë së Malit të Zi. Mbrojtja e sheshit të Madh në Stoj është mbrojtja e rrugës evropiane të Malit të Zi. Mbështetja për aktet e Milojko Spajiqit kufizohet me tradhtinë e interesave shtetërore të Malit të Zi civil dhe multietnik”, ka theksuar i pari i Ulqinit, Genci Nimanbegu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

xhixho gati te sjellim ndryshimin qe qytetaret presin ndryshimi fillon me 11 maj 67fd5b0a605fe
Story i mëparshëm

Xhixho: Gati të sjellim ndryshimin që qytetarët presin, ndryshimi fillon më 11 Maj!

ylli i barcelones i kerkon agjentit qe ti gjeje nje klub te ri ne vere 67fd682a64e9e
Story i radhës

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Të fundit nga

ShkoLartë